image Vidhet një veturë nga një hekurishte në Kaçanik, pronari kërkon ndihmën e Policisë

Siguri

Vidhet një veturë nga një hekurishte në Kaçanik, pronari kërkon ndihmën e Policisë

news image

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Kështu e pësoi edhe një person në Kaçanik, vetura e të cilit u vodh gjatë ditës së sotme, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se viktima e denoncoi rastin në Polici dhe kërkoi ndihmë për gjetjen e veturës së tij, që u vodh në një hekurishte.

Si rezultat i raportimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast pronari i veturës ka dhënë deklaratën e tij për veturën që e kishte blerë së fundmi dhe dyshimet se kush mund t’ia ketë vjedhur.

Pas përfundimit të procedurave, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të tij, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Vjedhje’.

/GazetaSinjali/