Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Stanoc i Epërm të Vushtrrisë, ku persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në një market, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës 04:00, në marketin “Tony”.
Ankuesi ka njoftuar Policinë se gjatë natës është thyer xhami i marketit dhe persona të dyshuar kanë hyrë brenda, ku kanë vjedhur karikues telefoni dhe para të gatshme.
Dëmi i shkaktuar, sipas ankuesit, kap vlerën rreth 160 euro.
Burimet bëjnë të ditur se më vonë hetuesit kanë identifikuar një veturë të dyshuar të përfshirë në rast, e cila me urdhër të Prokurorit është sekuestruar dhe dërguar në Stacionin Policor në Vushtrri.
Pas kontrollit në veturë janë gjetur sendet e vjedhura, ndërsa vetura më pas i është kthyer pronarit.
I dyshuari është lokalizuar dhe është ftuar në Stacionin Policor, ku pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Burimet thonë se gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka kryer edhe tri raste të tjera.
Hetimet për rastin janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!