image Vidhet kamera e sigurisë në parkun Blinajë në Lipjan

Siguri

Vidhet kamera e sigurisë në parkun Blinajë në Lipjan

news image

Kamerat në zona të caktuara publike e private vendosen për shkaqe sigurie, në mënyrë që të monitorohen lëvizjet e personave në këto hapësira. Po ato shpesh herë dëmtohen e në raste të tjera edhe vidhen, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në parkun e Blinajes në Lipjan, ku  është vjedhur kamera e sigurisë e cila ka qenë donacion.

Sinjali mëson se ajo ishte e vendosur në një lis, teksa është vërejtur nga rojet e pyjeve se ajo mungon. Sipas personit që ka denoncuar rastin, vlera e dëmit është rreth 200 euro.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/