image Vidhet duhan në vlerë të 10 milionë eurove në Mal të Zi

Rajon

Vidhet duhan në vlerë të 10 milionë eurove në Mal të Zi

news image

Për shkak të vjedhjes së cigareve nga Zona e Lirë, në Portin e Tivarit është arrestuar themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “Peroçeviq” MP. (44) nga Tivari dhe D.D. (42), i punësuar në Drejtorinë e të hyrave dhe doganave, njofton policia.

Policia rreth orës 11 është njoftuar se është dëmtuar vula doganore në portën e magazinës së kompanisë “Montenegro duvan comerc”, e cila ndodhet në Zonën e Lirë të Portit të Tivarit, pas së cilës u konstatua se mungonin 11.349 pako me lloje të ndryshme cigaresh.

Policia thekson se 8.829 pako të zhdukura janë objekt i procedurës penale nga Prokuroria Speciale e Shtetit, me urdhër të së cilës janë vendosur në depon e përmendur.

Dyshohet se vula është hequr nga magazina në momentin kur Porti i Tivarit është evakuuar për shkak të denoncimit për bombën, e cila më pas rezultoi se ishte false, raporton rtcg.

“Asgjë nuk është e rastësishme, konfirmoj dyshimin tim të mëparshëm se ka një lidhje të caktuar mes krimit dhe përfaqësuesve të drejtpërdrejtë dhe personave të autorizuar në Dogana dhe Portin e Tivarit”, tha dje Milena Petriçeviq, drejtore e Administratës për TVCG, pas informacioneve për zhdukjen e cigareve.

/GazetaSinjali/