image Vidhet busti i ish-zyrtarit të LDK-së i cili u vra pas luftës në Kosovë

Kosovë

Pejë/ Vidhet busti i ish-zyrtarit të LDK-së i cili u vra pas luftës në Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth 12:10 është vjedhur busti i dëshmorit Smajl Hajdari në Pejë.

Rastin për policinë e ka raportuar një person i cili ka thënë se persona të panjohur kanë vjedhur bustin nga shkolla fillore “Smajl Hajdar”.

Nuk raportohet për persona të arrestuar ndërsa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Smajl Hajdari ishte deputet e aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është vrarë në hyrje të banesës së tij në Pejë në përbërjen e parë të Kuvendit të Kosovës pas luftës./Gazeta Sinjali/