Sot në një lokal në Prizren është vjedhur arka për ndihmë të skamnorëve, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se lokali ku u krye vjedhja është një ‘mobil shop’ në rrugën “Ibrahim Rugova” të këtij qyteti.
Rastin në Polici e ka denoncuar punëtorja e lokalit, e cila ka deklaruar se i dyshuari e kishte vjedhur arkën në të cilën kishte para të metalta që janë grumbulluar për skamnorët.
Edhe nga Policia e kanë konfirmuar rastin për Sinjalin dhe kanë njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rreth orës 13:40, është arritur të sigurohet prezenca e dyshuarit në SP-Prizren, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku i dyshuari ka mohuar se ka kryer këtë vepër penale. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e dyshuarit për 48 orë.”