Gazeta Sinjali ka mësuar se dje është vjedhur një xhami në rrugën “Sali Nivica” në kryeqytet.
Burimet kanë treguar se vjedhja ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa në objektin e xhamisë Ebubeker Esidik, dy persona dyshohet se vodhën 700 euro nga arka e xhamisë që ka qenë e vendosur në hyrjen e xhamisë.
Sinjali poashtu mëson se njëri prej të dyshuarve është arrestuar ndërsa tjetri ka ikur. /Gazeta Sinjali/