image Vidhen eshtrat e Mahatma Gandhit

Botë

Indi/ Vidhen eshtrat e Mahatma Gandhit

news image

Në 150 vjetorin e lindjes së Mahatma Gandhi policia ka raportuar se janë vjedhur eshtrat e tij nga memoriali në qendër të Indisë.

Ato janë ruajtur aty që nga viti 1948, kur Gandhi u ekzekutua nga një ekstremist Hindu.

Policia indiane gjithashtu ka raportuar se në memorialin e tij ishte shkruajtur fjala “tradhëtar” pasi shumë besimtar Hindu e konsideronin atë të tillë.

Gandhi përkrahte të drejtat e grupeve islamike megjithëse ishte një besimtar Hindu, ndaj ai shënjestrohej si një tradhëtar.

Sipas BBC, policia në Madhya Pradesh kanë filluar hetimet më të gjetur personat përgjegjës.

Punonjësi i sigurisë në memorialin e Gandhit tregoi se eshtrat e tij ishin vjedhur gjatë mbrëmjes./Gazeta Sinjali/