Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë në Shqipëri ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pasi bënte video në ambientet e zyrës në rrjetin social “Tik Tok”.
Urdhri nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani erdhi pasi në media qarkullonin video ku ajo bënte pasarelë dhe video për rrjete sociale në ambientet e gjykatës.
“Të nderuar kolege! Zyra e Inspektorit u njoh me materialet filmike te shpërndara ne media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Larte i Drejtësisë, Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin. Ju faleminderit!”, shkruhet në njoftim./Gazeta Sinjali/