image Videoja e Sinjalit e zbuloi: Shoferi që u fut me Mercedes në trotuar në Pejë identifikohet dhe gjobitet me 400 euro

Siguri

Videoja e Sinjalit e zbuloi: Shoferi që u fut me Mercedes në trotuar në Pejë identifikohet dhe gjobitet me 400 euro

news image

Videoja e publikuar nga Sinjali ditë më parë në rrjetet sociale ka ndihmuar në identifikimin e shoferit, i cili shihej duke kryer kundërvajtje në komunikacion në qytetin e Pejës.

Në pamjet e publikuara shihej një Mercedes me targa të Gjermanisë duke tejkaluar kolonën në krahun e djathtë, ndërsa më pas duke u ngjitur në trotuar për t’iu shmangur pritjes dhe duke u rikthyer sërish në rrugë.

Pas publikimit të videos, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta identifikojë drejtuesin e automjetit. Ekipi i trafikut në Pejë ka ndërmarrë veprimet përkatëse dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjobë për shkeljen e rregullave të komunikacionit.

Rasti ka nxitur reagime te qytetarët, të cilët kanë kritikuar veprimet e tilla që rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/