image Video virale/ Gazetarja izraelite “çmendet” pasi dëgjon se Shqipëria u kualifikua në finalen e Eurovision

Video virale/ Gazetarja izraelite “çmendet” pasi dëgjon se Shqipëria u kualifikua në finalen e Eurovision

news image

Shqipëria ka arritur që me sukses të kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2023’, me përfaqësimin që iu bë nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”, raporton Gazeta Sinjali.

Katërmbëdhjetët kandidatët kënduan me radhë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit, ku siguruan votat e mjaftueshme të jurisë dhe publikut për të qenë në 10 shtete finaliste.

Menjëherë pas përfundimit të përformancës së Shqipërisë, faqja zyrtare e Eurovisionit “Eurovision Song Contest” publikoi përformancën e tyre, e cila mori komente e pëlqime të shumta.

“Gjatë këtij konkursi mund të them vetëm se Shqipëria dallohet nga muzika dhe gjuha kulturore, prandaj më pëlqen edhe më shumë pjesëmarrja e këtij vendi në Eurovision”

“Kjo këngë është kaq e bukur, ndjej fuqinë dhe dashurinë e të pasurit një familje. Dhe më pëlqen shumë fakti që kjo këngë është në gjuhën amtare”

“Për mua performanca e Shqipërisë është performanca më e mirë e gjysmëfinales së dytë. Suksese 🇦🇱

“Uroj që secili vend të përfaqësojë kulturën e tij përmes muzikës, të lumtë Shqipëria që tregon gjithmonë kulturën tënde”

“Këngë e bukur dhe interpretim i shkëlqyer Shqipëri, suksese nga Izraeli 🇮🇱🙏🇦🇱

“Më pëlqen shumë! Më në fund, një këngë me identitet të fortë etnik, vokal të mahnitshëm dhe melodi të këndshme”

Ishin disa nga komentet e jashtëzakonshme që mori performanca e tyre nga shtetas të huaj.

E duket se Albina dhe Familja e saj “çmendën” edhe një gazetare izraelite, e cila iu gëzua shumë lajmit se Shqipëria u kualifikua në finalen e Eurovision.

Kujtojmë se finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, me fillim nga ora 21:00 (sipas orës lokale).

/GazetaSinjali/