image VIDEO/ Rusët bien viktima në kurthet e ngritura nga ukrainasit
[wp-story id="814678"]

Botë

VIDEO/ Rusët bien viktima në kurthet e ngritura nga ukrainasit

news image

Një video-dokumentar me pajisje të braktisura të ushtrisë ruse po bën xhiron në internet. 

Në video shihen rusët teksa bien “viktima” të ukrainasve dinakë të cilët me marifete të ndryshme i çojnë në “ kurthe” .

Videoja është realizuar në zonën e Sumy, ku banorët e zonës kanë bllokuar rrugën, duke prerë pemë të mëdha, të cilat ushtria ruse ka qenë e pamundur t’i heqë. 

Kështu pushtuesit u detyruan të ndryshonin drejtim dhe si pasojë dy tanke u mbytën në moçal.

Një javë më vonë, dy tanke të tjera erdhën për t’i tërhequr dhe siç do ta shihni, edhe ata u fundosën në baltën e dendur.

/GazetaSinjali/