Temperaturat po bien dhe Halloween-i po afron, çka e bën kohën perfekte për një histori me fantazma.
Një video e filmuar nga kamera e sigurisë së një spitali në Indi po bën xhiron në rrjete sociale. Në video shihet sesi një karrige lëviz vetë pa e shtyrë askush, duke dalë nga dyert e spitalit.
Në pamje të parë të krijohet ideja sikur karrigia lëviz vetë për shkak të rrotave. Por kur e shikon me vëmendje duket sikur diçka e drejton pasi ajo merr edhe pak kthesë.
Punonjësi i sigurisë i cili ishte në detyrë në këtë moment u shpreh:
“Shkova për të pirë ujë dhe pashë karrigen të lëvizte vetë”.