Një postim në rrjete sociale ka çuar në ndërhyrjen e Policisë në Gjakovë, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2026 rreth orës 13:35 në rrugën “Gjon Buzuku”, ku e dyshuara Premtime Delija kishte publikuar një video me armë zjarri në Snapchat.
Pas identifikimit, njësia e hetimeve së bashku me patrullën kanë shkuar në shtëpinë e saj, ku e njëjta ka pranuar veprimin dhe ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë dhe dy karikatorë të zbrazët.
Sipas deklarimit të saj, arma i përkiste babait, B.D, i cili është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Ai ka deklaruar se posedon vetëm pëlqim për armën, por jo leje fizike.
Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!