Ky është momenti prekës kur një majmun i egër i pikëlluar i dha një puthje të fundit mikut të tij që u kujdes për të deri në ditët e fundit të jetës.
Para vdekjes së tij, Peetambaram Rajan, 56 vjeç, ushqente majmunin e egër gri çdo ditë me fruta dhe biskota në shtëpinë e tij pranë pyllit në Batticaloa, Sri Lanka.
Dhe kur banorët e fshatit sollën majmunin në funeralin e Rajanit, ata u mahnitën se sa e fortë ishte bërë lidhja.
Ndërsa majmuni u ul pranë arkivolit të hapur të Rajanit, ai e preku butësisht mjekrën e tij sikur po përpiqej të kuptonte pse shoku i tij është kaq i qetë.
Videot e regjistruara tregojnë majmunin duke u mbështetur në përpjekje për të përqafuar mikun e tij për herë të fundit.
Më pas, ai përkulet mbi arkivol, i jep një puthje dhe i kap duart, sikur po përpiqej ta largonte ose ta zgjonte.
Me shumë kujdes, banorët e larguan më pas majmunin nga arkivoli. Babai i dy fëmijëve, Rajan vdiq nga një sëmundje e papritur më 17 tetor, raportuan mediat lokale.
Videoja u postua në internet dhe mblodhi qindra mijëra shikime, me respektin solemn të majmunit që përloti rrjetin