image Veturat me targa të Serbisë qarkullojnë lirshëm pa stickersa në rrugët e Kosovës

Sinjalizime

Veturat me targa të Serbisë qarkullojnë lirshëm pa stickersa në rrugët e Kosovës

news image

Disa vetura me targa serbe po vazhdojnë ende të qarkullojnë në rrugët e Kosovës, pavarësisht marrëveshjes së arritur në Bruksel, ku qytetarët që hyjnë brenda territorit të Kosovës nga Serbia duhet të pajisen me stickera në targat e veturave, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së sotme sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar foto ku shihen veturat me targa serbe duke qarkulluar lirshëm në rrugët e Kosovës.

Një veturë e tillë është parë sot, duke qarkulluar në qytetin e Gjilanit, ku targat e saj edhe pse të mbuluara, prapë vërehen simbolet shtetërore, pasi që ishin të mbuluara me një material joadekuat.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është nj.jpg

Ndërkaq, sinjalizuesi tjetër ka dërguar pamje nga kryeqyteti, ku kjo veturë nuk ishte fare e mbuluar me sticker.

Fotografia është shkrepur në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, qytetarët që hyjnë brenda territorit të Kosovës nga Serbia duhet të pajisen me afishe për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë në targat e veturave të tyre./GazetaSinjali/