image Vetura u bë 'llom', pamje të reja nga aksidenti në Pejë ku humbi jetën një person

Siguri

Vetura u bë ‘llom’, pamje të reja nga aksidenti në Pejë ku humbi jetën një person

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Qyshk të Pejës, ku humbi jetën një person, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali publikoi pamje të aksidentit të rëndë, ku shihet se si vetura përfundoi jashtë rrugës dhe si pasojë humbi jetën një qytetar, që ende nuk dihet nëse është shoferi apo ndonjë pasagjer.

Ndërkohë sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje edhe të veturës që u aksidentua, që u bë ‘llom’ si pasojë e përplasjes.

Sinjali do të ju mbajë të informuar posa ta marrë një konfirmim zyrtar nga Policia Rajonale në Pejë.

/GazetaSinjali/