image Vetura shkel këmbësorin në Prizren

Vetura shkel këmbësorin në Prizren

news image

Dje në rrugën “Wesli Clark” në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku, shoferi me veturën e tij ka goditur një këmbësor dhe pas aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe pasi ka marrë tretman mjekësor është liruar.

“Ka ndodhur një aksident trafiku derisa ngasësi NN gjatë ngasjes me veturë ka goditur këmbësorin mashkull dhe pas aksidentit i dyshuari ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe pasi ka marrë tretman mjekësor është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/