Një aksident trafiku mes një veture dhe një lokomotive ka ndodhur në fshatin Dobrashevc të Gllogocit, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka ndodhur më 25 qershor, rreth orës 08:30.
Në aksident janë përfshirë një veturë VW Golf dhe një lokomotivë, ndërsa të lënduar kanë mbetur shoferi dhe një pasagjer i veturës.
Të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore dhe më pas janë dërguar me autoambulancë në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.
Sipas mjekëve kujdestarë, gjendja e tyre është stabile dhe nuk kanë pësuar lëndime të rënda.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe njësia e Hetimeve të Trafikut Rajonal, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme.
Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!