image Vetura përfundon nën shkëmbinjtë gjigant në Pakistan - shoferi shpëton, vdesin tre pasagjerët

Botë

Vetura përfundon nën shkëmbinjtë gjigant në Pakistan – shoferi shpëton, vdesin tre pasagjerët

news image

Një shofer në Pakistan i ka shpëtuar vdekjes “vetëm për pak centimetra” pasi makina e tij u shtyp nga një rrëshqitje e gurëve.

Sipas mediave të huaja, Rashid Iqbal, 46 vjeçar, ishte duke vozitur kur një gur i madh papritmas shtypi makinën e tij, si dhe i la të vdekur tre shokët e tij.

Rrëshqitja e dheut ndodhi më 24 mars në qytetin Dhirkot në rajonin jugor të Pakistanit, Azad Kashmir.

Siç bëhet e ditur, një gur që supozohet se mund të ketë peshuar rreth një ton ra drejtpërdrejt në makinën e re të tij, duke e shtypur atë dhe duke vrarë tre pasagjerët që ishin me të.

Vendasit me shpejtësi kanë reaguar për të ndihmuar ata dhe thyen xhamat e makinës me çekanë me shpresën për të shpëtuar ndonjë të mbijetuar.

/GazetaSinjali/