image Vetura godet një këmbësor në zebra në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë

Sinjalizime

Vetura godet një këmbësor në zebra në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:50 në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga pamjet e dërguara nga një sinjalizues, shihet një qytetar i shtrirë në tokë, pas lëndimeve të pësuara që i ka shkaktuar goditja e një veture, gjatë kohës sa viktima po kalonte në zebra.

Përveç qytetarit të shtrirë, aty afër shihen edhe qytetarë të cilët provojnë t’i dalin në ndihmë të lënduarit.

/GazetaSinjali/