image Vetura godet një 11-vjeçar në Kamenicë, dërgohet me urgjencë në spital

Siguri

Vetura godet një 11-vjeçar në Kamenicë, dërgohet me urgjencë në spital

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në lagjen Malësia në Kamenicë, ku një veturë ka goditur një fëmijë 11-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se deri të aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit, i cili e ka goditur fëmijën që po kalonte rrugën.

Si pasojë e aksidentit, fëmija ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda spitalit bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit është stabile dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, por që po vazhdon trajtimin mjekësor në spital.

/GazetaSinjali/