image Vetura godet motoçikletën, dy persona dërgohen në QKUK

Kosovë

Aksident/ Vetura godet motoçikletën, dy persona dërgohen në QKUK

news image

Një aksident trafik ka ndodhur në Vushtrri, ku një veturë ka goditur motoçikletën dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti dhe pasagjeri i tij kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

“Vozitësi i pa njohur me veturë të pa njohur ka goditur motoçikletën dhe është larguar nga vendin i ngjarjes. Si pasoj e aksidentit, motoçiklisti dhe pasagjeri i tij meshkuj K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës.