image Vetura godet dy gra në vendkalimin për këmbësorë në Prizren, dërgohen me urgjencë në spital

Siguri

Vetura godet dy gra në vendkalimin për këmbësorë në Prizren, dërgohen me urgjencë në spital

news image

Si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, ndodhin një numër i madh i aksidenteve çdo ditë në vendin tonë. Në shumë raste viktima janë edhe këmbësorët, të cilëve shpeshherë u rrezikohet edhe jeta, për shkak të pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i tillë ka ndodhur edhe të hënën në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, ku një automjet ka goditur dy këmbësore, njëra prej të cilave ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Dy vajzat që pësuan lëndime janë dërguar në Emergjencën e Prizrenit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Njëra prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në këmbë, prandaj po vazhdon trajtimin në këtë qendër.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur shoferi i veturës, B.S., nga pakujdesia dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë ka goditur viktimat, të cilat ishin duke lëvizur në vendkalimin për këmbësorë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

/GazetaSinjali/