image Vetura godet 1-vjeçarin në karrocë - shoferi e dërgon në Spitalin e Korçës

Shqipëri

Vetura godet 1-vjeçarin në karrocë – shoferi e dërgon në Spitalin e Korçës

news image

Një fëmijë 1 vjeç e gjysmë ka përfunduar në spital pasi karroca ku ndodhej është përplasur nga një automjet në qytetin e Korçës.

Aksidenti ka ndodhur këtë të martë në lagjen 10 të qytetit, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Sipas informacioneve paraprake, nëna ishte duke kaluar rrugën me fëmijën, kur automjeti ka goditur karrocën.

Pas ngjarjes, ka qenë vetë drejtuesi i automjetit ai që ka marrë të miturin dhe e ka transportuar menjëherë drejt Urgjencës së Spitalit të Korçës.

Euronews.al raporton se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, policia ka nisur procedurat hetimore me drejtuesin e automjetit, ndërsa po punohet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/