image Vetura e tij, qytetari thotë se e dënoi policia për mungesë autorizimi

Kosovë

Vetura e tij, qytetari thotë se e dënoi policia për mungesë autorizimi

news image

Një qytetar është ankuar se është gjobitur nga policia. Arsyeja, në bazë të pretendimeve të këtij të riu, është shumë banale dhe e çuditshme.

Ai ka thënë se është dënuar nga forcat e rendit, me arsyetimin se nuk ka të drejtë ta përdorë automjetin pa autorizim ndonëse vetura, sipas këtij qytetari,  është në emër të tij.

“Rrnoftë policia e Kosovës. Ma ka shkru dënim që unë skam të drejtë me i grah kerrit tim. D.m.th. kerri është në emër timin, Agon Gjinovci edhe skam të drejtë me i grah kerrit unë pa autorizim. D.m.th. mos me guxoftë njeri  me i grah kerrit të vetë ta shkruan dënimin policia e Kosovës”, ka theksuar i riu Agon Gjinofci në rrjetin e tij social në facebook. /Sinjali/