image Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Gjakovë

Siguri

Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Gjakovë

news image

Mëngjesin e djeshëm në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit me veturën civile, i cili nuk kishte mbajtur distancën e duhur mes automjeteve.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy policë të cilët ndodheshin në veturën zyrtare të Policisë dhe të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës për ndihmë mjekësore.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/