Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një incident në veri, ku si pasojë e një vetaksidenti nga një autoblindë e Policisë, tetë zyrtarë kanë pësuar lëndime.
Siç mësoi Sinjali, aksidenti ndodhi pasi autoblinda ra nga një urë.
Zyrtarët policorë janë dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë tretman mjekësor, teksa bëhet e ditur se nuk ka ndonjë viktimë dhe se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën.
Këtë e konfirmoi për Sinjalin edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.