image Vetura e EULEX-it përfshihet në një aksident në Zubin Potok

Siguri

Vetura e EULEX-it përfshihet në një aksident në Zubin Potok

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Zubin Potok, ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë së shoferit me veturë civile, i cili duke lëvizur mbrapsht ka goditur automjetin e EULEX-it.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

/GazetaSinjali/