Një grua e moshës 45-vjeçare ka kryer vetëvrasje me litar në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në një kthinë pas shtëpisë së saj, ku pastaj edhe është gjetur nga familjarët e saj.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
“Vendit te ngjarrjes i janë përgjigjur patrulla policore dhe mjeku kujdestar i cili dhe ka konstatuar vdekjen. Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dergohet për obdukcion në IML-e “, ka thënë Gjurkaj./Gazeta Sinjali/