image Vetëvendosje: Gjyqtarët e Kushtetueses janë të kërkuar nga INTERPOL-i

Politikë

Vetëvendosje: Gjyqtarët e Kushtetueses janë të kërkuar nga INTERPOL-i

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media, dy ditë pasi Gjykata Kushtetese e Kosovës shpalli aktgykimin e saj lidhur me dekretin e presidentit për mandatarin, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky aktvendim i cili e legjimoi dekretin e presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re, sipas sekretare së Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedit, është në anën e kundërt me drejtësinë.

Ajo akuzoi se gjyqtarët e Kushtetuese janë persona të dënuar për korrupsion dhe të kërkuar nga INTERPOL-i.

“Aktvendimi hap rrugë për regjim, ku vota e qytetarit bëhet e parëndësishme, e si e tillë kjo gjykatë ka zgjedhur anën e gabuar të drejtësisë, duke i shkelur të drejtat bazë demokratike. Mirëpo, çfarë tjetër mund të presim nga një gjykatë kur gjyqtarët e saj janë të dënuar për korrupsion e të kërkuar nga INTERPOL-i ose të kapur nga PLAN-i, ose si në këtë rast të gjitha së bashku”, tha ajo në konferencën e LVV-së për media./Gazeta Sinjali/