image Vetëvendosje fillon peticion për zgjedhje të reja
[wp-story id="814678"]

Politikë

Vetëvendosje fillon peticion për zgjedhje të reja

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar petcionin “Duam Zgjedhje” me anë të të cilët kërkon që të mbahet zgjedhjet e reja në Kosovës, përkundër aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili legjitimoi dekretin e presidentit për mandatarin për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky peticion ka filluar sepse sipas kësaj partie, vetëm përmes zgjedhjeve të reja do të ketë legjitimitet qeverisja e re.

“Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja sepse vetëm përmes tyre mund të ketë legjitimitet qeverisja e re. Për të dalë nga kjo krizë, si hap të parë po mbledhim nënshkrimet për peticionin që ka vetëm këtë kërkesë: zgjedhje të reja. Jo qeveri pa zgjedhje e për vjedhje. Jo qeveri për ndarje e copëtim. Por zgjedhje, demokraci e zhvillim”, ka shkruarnë Facebook zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka./Gazeta Sinjali/