image Vetëvendosja në Prishtinë shqetësohet pasi asamblistja e tyre kaloi në PDK, kërkojnë hetime

Politikë

Vetëvendosja në Prishtinë shqetësohet pasi asamblistja e tyre kaloi në PDK, kërkojnë hetime

news image

Dega e Vetëvendosjes në Prishtinë e ka bërë një reagim të papritur pas largimit të asamblistes Berna Saraçi nga radhët e saj dhe kalimit në PDK.

Kjo parti politike është shprehur se uron që vendimi i Saraçit të jetë i marrë “me vullnet të lirë e jo ndrydhje e devijim i këtij vullneti siç na është paraqitur nga vetë ajo.”

Pra, VV pretendon se Saraçi mund të jetë detyruar për të kaluar në PDK.

Kjo parti politike thotë se në mbledhjen e fundit të kryesisë së qendrës së VV-së në Prishtinë, ish-asamblistja Berna Saraçi “na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të pushtetit lokal. Të njëjtit e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses.”

VV thotë se është e shqetësuar për të si “ish kolege” por edhe si “qytetare e këtij qyteti”.

Sipas tyre “ky është një rast i qartë i kërcënimit” dhe prandaj iu kanë kërkuar organeve të drejtësisë që të hetojnë atë.

Lajmin për kalimin e znj. Saraçi në PDK ka njoftuar nënkryetarja e komunës Donjeta Sahatçija.

/GazetaSinjali/