image Vetëvaret 42-vjeçari nga Pogradeci, ishte rënduar psikologjikisht pasi kaloi COVID-19

Shqipëri

Vetëvaret 42-vjeçari nga Pogradeci, ishte rënduar psikologjikisht pasi kaloi COVID-19

news image

Një 42-vjeçar nga fshati Dunicë në Pogradec i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të premte ndërsa burime konfirmojnë se 42-vjeçari Kledjan Çollaku pas COVID-it po përballej me një situatë të rëndë psikologjike.

Çollaku kishte kaluar COVID-19 vetëm 2 javë më parë ndërsa të afërmit pohojnë se gjendja psikologjike ishte rënduar së fundmi duke u thënë familjarëve se do të vdiste nga ajo që kaloi, raporton abcnews.al.

Përveç gjendjes aktuale 42-vjeçari nuk kishte probleme të tjera përfshi këtu dhe ato ekonomike që ta çonin babain e një fëmije të vogël në aktin fatal./GazetaSinjali/

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Urgjenca-1-600x360.jpg