image Veterani i UÇK-së dhuron pensionin e tij për familjet në nevojë

Kosovë

Pandemia/ Veterani i UÇK-së dhuron pensionin e tij për familjet në nevojë

news image

Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefki Hodaj, nga fshari Samadraxhë e Suharekës e ka dhuruar pensionin e tij për blerjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook.

“Shefki Hodaj – Veteran i Luftës së UÇK-së nga fshati Samadraxhë, e ka dhuruar pensionin e tij mujor të veteranit për pako ushqimore, vlerë e cila do të destinohet për familjet që kanë nevojë. Është shumë emocionues një veprim i tillë, ngase kjo tregon shumëçka për shoqërinë tonë. Jemi falenderues ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/