Veterani britanik i UÇK-së, Jon Harrison, i cili po vuante nga kanceri, përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook, ka njoftuar se e ka mposhtur kancerin.
Harrison ka falënderuar njerëzit nga Kosova, të cilët e kanë ndihmuar ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë, që sipas tij pa ndihmën e tyre ai do të kishte vdekur.
“Kjo nuk mund të ishte arritur pa zemërgjerësinë tuaj gjatë vitit 2017, gjë që më ndihmoi të gjejë një procedurë, unë ndoshta do të kisha vdekur pa njerëzit nga Kosova’’, ka shkruar Harrison në Facebook.
Jon Harrison në vitin 1999, ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u qëndroi përkrahë kosovarëve në luftën e fundit kundër paramilitarëve serb./ Gazeta Sinjali/