Një grup qytetarësh, në mesin e tyre edhe veteranë, janë mbledhur para ndërtesës së OVL-UÇK-së, ku pasi kanë dalur forcat e EULEX-it nga ky objekt, kanë hedhur shishe në drejtim të tyre dhe kanë kënduar këngën “Besa-Besë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Veterani Adem Bucolli ka thënë se luftëtarët e UÇK-së nuk kanë bërë krime.
“Nuk kemi bërë krime. Nëse Gucati është kriminel edhe ne jemi, por ne nuk kemi bërë krime”, ka thënë Bucolli./Gazeta Sinjali/