Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se vetëm pesë pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitale të përgjithshme.
Në trajtim janë edhe gjashtë pacientë që e kanë kaluar virusin.
Me oksigjeno-terapi 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë,
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë,
Klinika e Pediatrisë , 1 pacient,
Spitali i Gjakovës, 1 pacient.