image Vetëm një ndeshje sot në Superligë, Suhareka e pret Dukagjinin në shtëpi

Euro 2024

Vetëm një ndeshje sot në Superligë, Suhareka e pret Dukagjinin në shtëpi

news image

Xhiro e dytë e edicionit të ri të Albi Mall Superligës do të fillojë sot, ku në program do të jetë vetëm një ndeshje.

Skuadra e promovuar në ligë këtë sezon, Suhareka do ta mirëpresë në “Stadiumin e Qytetit”, skuadrën e Dukagjinit, shkruan Sinjali Sporti.

Suhareka mori një pikë të madhe në xhiron e parë në kryeqytet ndaj Prishtinës, duke barazuar 1-1 në një ndeshje ‘historike’ për skuadrën e re të tyre, ndërkohë Dukagjini u mposht 2-0 nga Ballkani në xhiron e parë, në po këtë stadium ku do të zhvillohet sot ndeshja.

Ditën e nesërme në program do të jenë edhe dy ndeshje të tjera, Malisheva – Ferizaj dhe Feronikeli – Llapi.

Ndërkohë, xhiron e dytë do ta mbyllë dueli Gjilani – Ballkani që zhvillohet të hënën.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës do të shtyhet për një datë tjetër, pasi klubi gjilanas u kualifikua për në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro zhvillohen nga ora 17:00.

/GazetaSinjaliSport/