image Vetëm një i infektuar me koronavirus sot

Kosovë

Rezultati/ Vetëm një i infektuar me koronavirus sot

news image

Nga 194 persona të testuar, vetëm një rast i ri me koronavirus është shënuar sot në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ndërsa lajmi i mirë janë 28 persona që sot kanë arritur të shërohen.

Në total, numri i rasteve me koronavirus ka shkuar në 861, prej të cilave 561 janë shëruar.

Ndërkaq sot në mëngjes ka vdekur një 63-vjeçare nga Dragashi, duke e çuar në 27 numrin total të viktimave. /Gazeta Sinjali/