image Vetëm një deputet i ri ka mbetur pa u regjistruar

Kosovë

Kuvendi/ Vetëm një deputet i ri ka mbetur pa u regjistruar

news image

119 deputetët e zgjedhur të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës janë regjistruar, sipas afatit të caktuar nga administrata.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftim, në të cilin thuhet se deputeti Rasim Demiri ka mbetur pa u regjistruar, por që do të ketë mundësi të regjistrohet javën e ardhshme.

 “Regjistrohen 119 deputetë të Legjislaturës VII të Kuvendit 119 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VII, kanë përfunduar procedurën e regjistrimit të Kuvend, sipas kalendarit të përcaktuar nga administrata. Deputeti Rasim Demiri, i cili nuk i është nënshtruar këtij procesi gjatë kësaj jave, do të regjistrohet gjatë ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/