image Vetëm edhe 3 kuti pa u numëruar, rezultatet drejt finalizimit 

Politikë

Vetëm edhe 3 kuti pa u numëruar, rezultatet drejt finalizimit 

news image

Procesi i numërimit të votave në nivel vendi po i afrohet përfundimit, ku sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë mbetur vetëm edhe tri kuti pa u numëruar.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.91 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.13 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 17.56 për qind të votave.

Pas përmbylljes së kësaj faze, pritet që gjatë ditës të nisë edhe numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), që do të sjellë përfundimin zyrtar të procesit zgjedhor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/