Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, (FSSHK) Blerim Syla, ka thënë se vetëm dje u testuan për koronavirus 168 punëtorë shëndetësorë, ku 64 prej tyre kanë dalur pozitiv.
Sipas tij, gjendja për personelin shëndetësor është brengosëse dhe alarmante, ngase sipas të dhënave të IKSHPK-së deri ditën e djeshme, tregojnë se 397 punëtorë shëndetësorë janë raste aktive me koronavirus.
“Gjendja është shumë brengosëse dhe alarmante. Deri dje kemi pasur 397 punëtorë shendetesorë aktiv si të infektuar, po flas për sistemin publik, nuk kemi të dhëna për atë privat. Kemi një numër të të shëruarve mirëpo nuk kemi numër të saktë sa janë vetizoluar. Rezultatet e tyre nuk po bëhen menjëherë. Vetëm dje prej 168 sa janë testuar, 64 punëtorë shëndetësorë kanë rezultuar pozitiv brenda ditës”, ka thënë Syla në RTV Dukagjini.
Në Kosovë deri më tani numri i rasteve aktive është 2 mijë e 804./ Gazeta Sinjali/