image Vetëm 171 raste aktive me COVID-19

Shëndetësi

Vetëm 171 raste aktive me COVID-19

news image

Në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus është ulur dukshëm, pasi në gjithë vendin janë vetëm 171 raste, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, ditën e premte pati vetëm 14 raste pozitive me koronavirus dhe 2 persona humbën jetën.

Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280. Në total numri i rasteve aktive është 171”, bëri të ditur dje Ministria e Shëndetësisë.

Kurse vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 4.436 doza të vaksinës anti-COVID.

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të saj. /Gazeta Sinjali/