Pas gati një viti e gjysmë nga shfaqja e rasteve të para më COVID-19 në vendin tonë, gjithsej janë konfirmuar 107,810 persona të infektuar, kurse pas kësaj periudhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se raste aktive janë vetëm 152.
Gjithashtu, ky virus ka shkaktuar vdekjen e 2,261 pacientëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të IKSHPK gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 16 pacientë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105,397.