Pas gati një viti e gjysmë nga shfaqja e rasteve të para më COVID-19 në vendin tonë, gjithsej janë konfirmuar 107 mijë e 842 persona të infektuar, kurse pas kësaj periudhe Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se raste aktive janë vetëm 152.
Gjithashtu, ky virus ka shkaktuar vdekjen e 2 mijë 264 pacientëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas statistikave të fundit, në vend në total janë vaksinuar 252 mijë e 938 persona, prej të cilëve 63 mijë e 529 me dozën e dytë.
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e347 testime./Gazeta Sinjali/