Është vetëdorëzuar Ardit Zymberi, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Albert Mujës, mesnatën e së shtunës në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.
“Si rrjedhojë e hetimeve të vazhdueshme në kërkim të dy- personave të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë e ndodhur me datën 30 tetor 2021, në Mitrovicën e Jugut, në orët e paradites së sotme të datës 2 nëntor 2021, njëri nga të dyshuarit A. Z., 23 vjeçar shtetas i Republikës se Kosovës është vetëdorëzuar”, njofton policia.
23-vjeçari me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Ndërkaq, policia është në kërkim të 21-vjeçarit Lundrim Beqirit, të dyshuarit tjetër për këtë vrasje.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/