image Vetëdorëzohet në polici një i dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm në Karaçevë

Siguri

Vetëdorëzohet në polici një i dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm në Karaçevë

news image

SH.I., është vetëdorëzuar sot në Policinë e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, pasi që i njëjti dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale në një kazino në fshatin Karaçevë në Kamenicë, mëson Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se i njëjti pretendohet se ka kryer veprën penale “Organizim i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

Sipas sinjalizuesve i dyshuari është  intervistuar në prezencë të avokatit të autorizuar.

Drejtoria e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  në vazhdimësi është duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të zbardhjes së gjendjes faktike.

/GazetaSinjali/