image Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Gëzim Kastratit

Siguri

Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Gëzim Kastratit

news image

Sot, rreth orës 20:10 në stacionin policor në Pejë është vetëdorëzuar Xhevdet Januzaj, i dyshuari për vrasjen e Gëzim Kastratit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

“Po, kemi informacion që është në dorëzim e sipër”, tha Gashi për Sinjalin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/