image Vetëaksident në Podujevë, humb jetën një person

Siguri

Vetëaksident në Podujevë, humb jetën një person

news image

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Obrançë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka thënë ajo për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/